meta: title: '@:home.title ! #JoinPeerTube' description: Një rrjet i decentralizuar strehimi videosh, bazuar në software-in e lirë/libre nav: langChange: Ndryshoni gjuhën lang: Gjuhë translate: Përktheni menu: faq: F.A.Q. help: Asistencë docs: Dokumentim code: Kod burim instances: Instanca hall-of-fame: Tabela e nderit news: News link: forumPT: https://framacolibri.org/c/peertube wArticle: https://en.wikipedia.org/wiki home: title: Rimerrni kontrollin e videove tuaja intro: title: Një rrjet i decentralizuar strehimi videosh, bazuar në software-in e lirë/libre getting-started: Nisjani how-it-works: Si funksionon banner: subtitle: We're talking about our progress these last months and what's coming next. button: Support install: Instaloni PeerTube-in why: power: title: Rimerrni pushtetin… dhe përgjegjësitë! desc: 'PeerTube s’është një platformë e vetme strehimi videosh me një grup të vetëm rregullash: është një rrjet dhjetëra furnizuesish të ndërlidhur strehimi, dhe çdo furnizues është i ndërtuar nga njerëz dhe administratorë të ndryshëm. Nuk ju pëlqejnë disa prej rregullave? Jeni i lirë të përdorni furnizuesin e strehimit që doni, ose edhe më mirë, bëhuni strehues i vetes me rregullat tuaja!' content: title: Merrni kontrollin e lëndës tuaj desc: PeerTube ju lejon të ndani me të tjerët krejt videot tuaja. Qenia në kontakt të drejtpërdrejt me një furnizues videosh që është një qenie njerëzore (ose duke u bërë vetë një furnizues) ju lejon të zgjidhni se si kryhet transmetimi i tyre. Videot tuaja do të përfitojnë prej mjetesh për plotësim përshkrimi, për sistemim sipas kategorish, zgjedhjes së një figure paraparjeje dhe vënies shenjë videove si NSW (Not safe for work - jo të përshtatshme për t’u parë në vendin e punës). Ujdisja e gjërave për butonin Asistencë do t’ju lejojë t’i shfaqni publikut tuaj se si dëshironi ta përkrahë punën tuaj. usersfirst: title: Vendosja e përdoruesve mbi gjithçka desc: 'Jeni një person, jo një produkt. PeerTube është software i lirë/libre financuar nga një ent jofitimprurës frëng: @:data.html.soft>. Krejt instancat krijohen, mbahen gjallë, moderohen dhe mirëmbahen në mënyrë të pavarur. PeerTube nuk i nënshtrohet ndonjë monopoli kompanie, s’varet nga reklama dhe nuk ju gjurmon. Me PeerTube-in nuk jeni një produkt: PeerTube-i është në shërbimin tuaj, jo anasjelltas.' broadcast: title: Bëhuni aktor i transmetimit të videove tuaja desc: Kur shihni një video me PeerTube, teknologjia WebTorrent ju lejon të jeni pjesë e transmetimit të kësaj video tok me parës që po e shohin në të njëjtën kohë. Kjo ndarje me të tjerët e transmetimit të videos lejon një shpërndarje më të shëndetshme të shkëmbimeve në rrjet. Për më tepër, protokolli i federimit (ActivityPub) lejon të botohen videot dhe komentet në platforma të tjera që e mbulojnë atë, të tilla si ajo Mastodon! (eksperimentale) getting-started: title: Nisjani watch: title: Shiheni framatube: Shihni video te @:data.color.tube register: title: Regjistrohuni list: 'Listë instancash te të cilat mund të regjistroheni:' error: Na ndjeni, por s’arritëm të sillnim listën e instancave të gatshme. Ju lutemi, riprovoni më vonë. email: 'Kjo është e ngjashme me zgjedhjen e një furnizuesi email: përkatësia do të jetë pjesë e emrit tuaj të përdoruesit!' instances: per_user: për përdorues followers: ndjekës instances: instanca follows: ndjekje bytes: B: B KB: KB MB: MB GB: GB no_quota: Pa kuota install: title: Instaloni tuajën text: - Nëse ju intereson xhirimi i instancës tuaj — për shokët tuaj, familjen apo entin — mund t’ia filloni duke lexuar dokumentimin mbi instalimet. - Do të strehoni vetëm përdoruesit tuaj dhe videot e tyre. Mund të përcaktoni numrin e regjistrimeve të mundshme dhe kuota hapësire për përdorues. Në faqen tuaj hyrëse do të shfaqen vetëm video prej instancash që ju i keni zgjedhur për t’u ndjekur. btn: Lexoni dokumentimin how-it-works: how: title: Si funksionon text: - Gjithkush mund të strehojë një shërbyes PeerTube, që ne e quajmë instancë. Çdo instancë strehon përdoruesit e vet dhe videot e tyre. Ajo mban gjithashtu një listë të videove prej instancash që përgjegjësi zgjedh të ndiqen, për t’ua sugjeruar ato përdoruesve të tij. - Çdo llogari ka një identifikues global unik (p.sh. @chocobozzz@framatube.org), që përbëhet nga emri vendor për përdoruesin (@chocobozzz) dhe emri i përkatësisë së shërbyesit ku gjendet (framatube.org). - Përgjegjësit e një instance PeerTube mund të ndjekin njëri-tjetrin. Kur instanca juaj PeerTube ndjek një tjetër instancë PeerTube, ju merrni të dhëna paraparjeje videosh nga kjo instancë. Në këtë mënyrë, mund të shfaqni videot e gatshme të instancës tuaj dhe të instancave që vendosni të ndiqen. Në këtë mënyrë, ruani kontrollin se ç’video shfaqen në instancën tuaj PeerTube! btn: Pyetje? why: title: Ku është e bukura në këtë? text: - Shërbyesit xhirohen në mënyrë të pavarur nga persona dhe ente të ndryshëm. Në ta mund të zbatohen rregulla moderimi nga më të larmishmet, ndaj mundeni të gjeni ose të ndërtoni një që puqet përsosur me shijet tuaja. - Duke e parë një video, ju ndihmoni furnizuesin e strehimit ta transmetojë atë, duke u shndërruar ju vetë në një transmetues të videos. Për të transmetuar videot e përdoruesve të saj, çdo instancë nuk ka nevojë për shumë para. btn: Nisjani footer: text: Ngritur mbi thanks: Faleminderit! faq: title: Pak pyetje për të ndihmuar në zbulimin e PeerTube-it… clic: (klikoni mbi pyetjen që të shihni përgjigjet) section: prez: Paraqitje e PeerTube-it content: Krijim dhe lëndë tech: Pyetje teknike prez: what: title: Ç’është PeerTube? text: - PeerTube është software që e instaloni në një shërbyes. Ju lejon të krijoni një sajt strehimi videosh, pra krijoni "YouTube"-in që e keni bërë vetë. - Dallimi me YouTube-in është se nuk është konceptuar për të krijuar një platformë të stërmadhe për centralizim të videove nga krejt bota në një fermë të vetme shërbyesish (çka është tmerrësisht e kushtueshme). - Përkundrazi, konceptimi i PeerTube-it është krijimi i një rrjeti furnizuesish të vegjël të shumtë, të ndërlidhur, strehimi videosh. pros: title: Tre përparësitë kryesore të PeerTube-it. text: - 'PeerTube-i është unik, ngaqë (me sa dimë) është aplikacioni i vetëm web për strehim videosh që ndërthur tre përparësi:' - Të para së toku, këto tre veçori e bëjnë të lehtë strehimin e videove, nga pikëpamja e shërbyes, teksa mbetet praktik, etik dhe zbavitës për përdoruesit e internetit. list: - Kod të hapur (transparencë) nën licencë të lirë/libre (zhvillim i udhëhequr nga etika, respekti dhe bashkësia); - Federatë furnizuesish të ndërlidhur strehimi (pra më tepër mundësi zgjedhjeje videosh, kurdo që shkoni t’i shihni); - Transmetim peer-to-peer – ndaj edhe parje e tillë – (pra, pa ngadalësim kur një video bëhet virale). libre: title: Pse është më mirë si software i lirë/libre ? text: - Ngaqë, që në konceptim, software-i i lirë/libre respekton liritë tonë themelore, dhe i garanton ato përmes një licence, pra përmes një kontrate të detyrueshme ligjërisht. - 'Konkretisht, këtu kjo do të thotë:' list: - PeerTube ofrohet lirisht, pa qenë nevoja të paguani për ta instaluar në shërbyesin tuaj; - 'Mund të zhbirojmë nën kapakun e PeerTube-it (në kodin burim të tij): mund të merret në shqyrtim, është transparent;' - Zhvillimi i tij bëhet nga bashkësia, mund të zgjerohet nga kontributet e cilitdo. federated: title: Ç’i interes ka të jenë të federuar furnizuesit e strehimit të videove? text: - 'Përparësia e YouTube-it (dhe e platformave të tjera) është katalogu i tyre i videove: nga mësime thurjeje me shtiza deri te ndërtime Minecraft, apo video të koteleve apo pushimeve tuaja… mund të gjeni gjithçka!' - Sa më i larmishëm të jetë katalogu i videove, aq më tepër persona janë të interesuar, aq më tepër video ngarkohen… por strehimi i videove nga krejt bota është (shumë, shumë) i kushtueshëm! - Nëse furnizuesi i strehimit Thurje-Me-Shtiza-PeerTube bëhet shok me Kotele-Tube dhe Shqipotube, do të shfaqë videot e të tjerëve në sajtin e tij, duke i ndarë kështu kostot e strehimit, teksa mbetet praktik dhe i plotë për përdoruesit e Internetit. - 'Protokolli i federimit të PeerTube-it do të jetë i rrjedhshëm (gjithkush mund të zgjedhë strehët e veta "shoqe"), dhe i bazuar në ActivityPub: kjo do të hapë mundësinë për t’u lidhur me mjete si Mastodon apo MediaGoblin.' p2p: title: Pse të transmetohen videot në PeerTube përmes teknikës peer-to-peer? text: - 'Kur strehoni një kartelë të madhe, fjala vjen një video, gjëja më e madhe për t’iu trembur është suksesi: nëse një video bëhet virale dhe e shohin shumë vetë në të njëjtën kohë, ka rrezik të madh që shërbyesi të bëhet i mbingarkuar!' - Falë protokollit WebRTC, transmetimi peer-to-peer lejon që përdoruesit e Internetit që shohin të njëjtën video në të njëjtën kohë të shkëmbejnë mes tyre copëza, çka lehtëson shërbyesin. - 'S’ka asgjë për ta bërë ju: e bën vetvetiu shfletuesi juaj. Nëse jeni në një celular ose rrjeti juaj nuk e lejon (përmes rrugëzuesi, firewall-i, etj.), ky funksion çaktivizohet dhe kalohet nën transmetim videosh në "stil të vjetër @:data.emoji.wink>.' admin: title: Për ata që dinë të administrojnë një shërbyes, PeerTube është… text: - 'Është software që e instaloni në shërbyesin tuaj për të krijuar një sajt ku strehohen dhe transmetohen video… Në thelb: krijoni "YouTube"-in tuaj!' - Ka tashmë software të lirë/libre që ju lejon ta bëni këtë. Por me PeerTube-in, mund të lidhni instancën tuaj (sajtin tuaj të videove) me instancën PeerTube të Arbenit (ku ai strehon video nga leksionet e veta për nxënësit e shkollës), me atë të Vjollcës (që strehon videot e veta rreth fjalës së fundit në bërjen e byrekut) apo edhe me instancën PeerTube të tifozëve të Lokomotivës (që administron një kolektiv vloguesish). - 'Por PeerTube-i nuk centralizon: federon. Falë protokollit ActivityPub (përdorur edhe nga federata Mastodon, një alternativë e lirë/libre ndaj Twitter-it), PeerTube mund të federojë disa strehues të vegjël, që kështu të mos u duhet të blejnë mijëra disqe për të strehuar video nga krejt bota.' - Si përfundim, në sajtin tuaj PeerTube, publiku do të jetë në gjendje të shohë jo vetëm videot tuaja, por edhe videot e strehuara nga Arbeni, Vjollca apo Lokomotiva… pa u dashur të strehoni videot e tyre në sajtin tuaj të ngritur mbi PeerTube. Një larmi e tillë në katalogim videosh e bën shumë tërheqës. Një zgjedhje dhe larmi e madhe videosh është ajo që i bëri të suksesshme platformat e centralizuara, të tilla si YouTube. - 'Federimi ofron tjetër përfitim: gjithkush bëhet i pavarur. Arbeni, Vjollca, Lokomotiva dhe ju vetë mund të caktoni rregullat tuaja, Kushtet tuaja të Shërbimit (për shembull, dikush mund të përfytyrojë një MiauTube, ku ndalohen rreptësisht video me qen @:data.emoji.wink).' video-maker: title: Për ata që duan të ngarkojnë video të tyret, PeerTube lejon… text: - 'Ju lejon të zgjidhni strehuesin që ju përshtatet. Teprimet e YouTube-it janë një shembull i mirë: strehuesi i tij, Google/Alphabet, mund të imponojë "Robocopyright" e vet (sistemi i ContentID-ve) ose mjetet e veta për të indeksuar, rekomanduar ose nxjerrë në pah video; dhe këto mjete duken po aq të paanshme, sa ç’janë edhe të pazhbirueshme. Sido që të jetë, ju detyron tashmë t’i jepni të drejta të zgjeruara kopjimi mbi videot tuaja, falas!' - Me PeerTube-in, strehuesin e videove tuaja mund ta zgjidhni duke u bazuar në kushtet e tija të shërbimit, rregullat e moderimit, zgjedhjet e tija mbi federimin… Ngaqë nuk keni një përballë një gjigant teknologjik, mund të jeni në gjendje të bisedoni me strehuesin tuaj, nëse ndonjëherë do të keni ndonjë problem, një nevojë, a diçka që doni. - Përparësia tjetër e madhe e PeerTube-it është se strehuesit tuaj nuk i duhet të trembet nga suksesi i papritur i njërës prej videove tuaja. Në fakt, PeerTube-i i transmeton videot përmes protokollit WebTorrent. Nëse videon tuaj po e shohin në të njëjtën kohë qindra persona, shfletuesit e tyre vetvetiu dërgojnë copëza të videos tuaj te parësit e tjerë. - Para këtij lloji transmetimi peer-to-peer, krijuesit e suksesshëm (ose videot e tilla) qenë të dënuara të strehohen nga një gjigant web-i, infrastruktura e të cilit mund të trajtojë miliona parje të njëkohshme… Ose të paguanin për një strehë të pavarur videosh shumë të shtrenjtë, e cila mund të mbajë ngarkesën. audience: title: Për ata që duan të shohin video, PeerTube-i mund të ofrojë… text: - Një nga përfitimet është se bëheni pjesë e transmetimit të videove që po shihni. Nëse një video PeerTube po e shohin në të njëjtën kohë persona të tjerë, sa kohë që skeda e shfletuesit tuaj për të mbetet e hapur, ai ndan me të tjerët copëza të videos dhe ju bëheni pjesë e një përdorimi më të shëndetshëm të Internetit. - 'Sigurisht, lojtësi PeerTube i videove i përshtatet gjendjes tuaj: nëse instalimi juaj nuk lejon luajtje peer-to-peer (rrjet korporate, shfletues kokëfortë, etj.) luajtja e videove do të bëhet sipas mënyrës klasike.' - Por, mbi të gjitha, PeerTube-i ju trajton si një person, jo si një produkt të cilin duhet ta gjurmojë, profilizojë, dhe kyçë në qerthuj videosh për t’u shitur kështu më mirë të tjerëve vëmendjen tuaj. Për këtë arsye, kodi burim (receta e gatimit) të software-it PeerTube është i hapur, duke e bërë funksionimin e tij transparent. - 'PeerTube-i s’është vetëm me burim të hapur: është i lirë (si te fjala e lirë). Licenca e tij e lirë garanton liritë tona themelore si përdorues. Është ky respekt për liritë tona që e lejon Framasoft-in t’ju ftojë të jepni ndihmesë te ky software, dhe mjaft zhvillime të tjera evolutive (sistem risor komentesh, etj.) janë sugjeruar tashmë nga disa prej jush.' remplace-yt: title: Synimi i PeerTube-it është të zëvendësojë YouTube-in? text: - 'Mund të përgjigjemi me siguri: jo!' - Në mars të 2018-s, PeerTube-i hodhi publikisht në qarkullim versionin e vet të përdorshëm beta. Disa kolektiva sajuan instancat e veta të para, duke krijuar kështu bazat e federimit. - Po ky është vetëm fillimi, PeerTube-i (ende) s’është i përsosur, dhe mjaft veçori mungojnë. Synojmë të vazhdojmë përmirësimin e tij ditë pas dite. - 'Kështu që marsi i 2018-s përfaqëson lindjen e federatave PeerTube: sa më shumë që përdoret dhe përkrahet ky software, aq më shumë vetë do ta përdorin dhe japin ndihmesë në të, dhe aq më shpejt do të evoluohet drejt një alternative konkrete ndaj platformash të tilla si YouTube.' - 'Megjithatë, ambicia mbetet qenia një alternativë e lirë dhe e decentralizuar: synimi i një alternative s’është zëvendësimi, pro propozimi i diçka tjetër, me vlera të tjera, paralelisht me çka ekziston tashmë.' content: law: title: Meqë është i lirë, mund të ngarkojmë në të gjëra të jashtëligjshme? text: - Të qenët i lirë nuk do të thotë të qenët mbi ligjin! Çdo furnizues strehimi PeerTube mund të vendosë vetë për kushtet e përgjithshme të përdorimit, duke iu bindur ligjeve vendore. - Për shembull, në Francë, ndalohet lëndë diskriminuese dhe mund t’u raportohet autoriteteve. PeerTube-i u lejon përdoruesve të raportojnë video problematike, dhe mandej çdo administrator duhet të zbatojë moderimin në përputhje me kushtet e veta dhe me ligjin. - Sistemi i federimit, nga ana e vet, u lejon strehuesve të vendosin se me kë duan të lidhen, në varësi të llojit të lëndës apo rregullave të moderimit të këtyre. responsible: title: Kush është përgjegjës për lëndën e botuar në PeerTube? text: - 'PeerTube-i s’është sajt: është software që i lejon një strehuesi web (për shembull, Ilirit) të krijojë një sajt video (le ta quajmë LiroTube).' - Përfytyroni tani që Mimoza ka krijuar një llogari te LiroTube dhe ngarkon në të një video të paligjshme, ngaqë kjo video përdor muzikë nga Laver Bariu. - Laver Bariu shkon te Përmetitube, një instancë që ndjek LiroTube-in. Kështu, Laver Bariu mund të shohë, që nga Përmetitube-i, videot e publikuara te LiroTube. - Laveri e sheh videon e paligjshme të Mimozës, dhe sinjalizon për këtë përmes butonit të ofruar për këtë qëllim. Edhe pse raportimi u bë që nga Përmetitube-i, ai i dërgohet drejtpërsëdrejti personit që strehon lëndën e paligjshme, Ilirit. - Nga ky çast, Iliri është përgjegjës, ngaqë u sinjalizua se po strehon një video të paligjshme. I takon atij, pra, të veprojë, nëse nuk do që të konsiderohet përgjegjës para ligjit. - Mandej, Iliri dhe Laveri mund t’i drejtohen Mimozës, që ngarkoi videon. money: title: Cilat janë rregullat e shpërblimit në PeerTube? text: - OrderedDict([('S’ka të tillë, të paktën në këtë çast', 'PeerTube-i është një mjet që e donim asnjanës, kur vjen puna për shpërblime.')]) - 'Tani për tani, zgjidhja e propozuar për persona që ngarkojnë video është të përdorin butonin "përkraheni" nën videon. Ky buton shfaq një kuadër në të cilin njerëzit që ngarkojnë video mund të shfaqin lirisht tekst, figura dhe lidhje. Për shembull, është e mundshme të vendoset aty një lidhje për te Patreon, Tipeee, Paypal, Liberapay (apo çfarëdo zgjidhjeje tjetër). Shembuj të tjerë: vendosni një adresë postare klasike, nëse doni të merrni një kartolinë falënderimi, vendosni një logo të biznesit tuaj, një lidhje për te një ent jofitimprurës…' - Të favorizosh një zgjidhje teknike do të thotë të imponosh, te kodi, një vizon politik mbi ndarjet me të tjerët të kulturës dhe mbi financimin e këtyre ndarjeve. Kështu që, në PeerTube, janë të mundshme krejt zgjidhjet për shpërblim. - Nga ana tjetër, pritet të ketë mjaft përmirësime të PeerTube-it… Përfshi ato që do t’ju lejonin të krijoni (dhe zgjidhni) mjetet e monetarizimit që ju interesojnë! - 'Megjithatë, ia vlen të kujtohet se shumica e videove të publikuara në Internet (dhe madje edhe në YouTube) jepen për qëllime jokomerciale: shpërblimi është një mjet, por jo domosdo qëllim kryesor apo thelbësor.' instances: title: Ku mund t’i vendos videot e mia? text: - Lypset të gjeni një instancë strehimi PeerTube të cilës t’i zini besë. - Ka një listë të tërë instancash këtu, dhe një listë të atyre që janë të hapura për regjistrime, këtu. - Mandej, këshillojmë të shkoni te instancat, të lexoni faqet "mbi" përkatëse, për të parë kushtet e tyre të shërbimit (kufi hapësire në disk për përdorues, rregulla mbi lëndën, etj.). - Më e mira është të lidheni dhe të bisedoni drejtpërsëdrejti me furnizuesit e strehimit, për të kuptuar modelin e tyre të biznesit, vizionin, etj. Ngaqë vetëm ju mund të përcaktoni se ç’ju bën t’i zini besë atij apo këtij strehuesi, dhe t’u besoni atyre videot tuaja. pornography: title: Ka shumë video porno në PeerTube! text: - Jo. Në tetor 2018, në një instancë mesatare të federuar me ~200 instanca dhe me ~16000 video të indeksuara, vetëm ~200 video ishin të etiketuara si NSFW (d.m.th. lëndë rezervat, e cilat mund të jetë edhe diçka tjetër nga pornografi). Kështu që, ato përfaqësojnë vetëm ~1% të krejt videove. - 'Për më tepër, çdo përgjegjës vendos vetë me cilat instanca dëshiron të ketë federim: ka kontroll të plotë të lëndës që dëshiron të shfaqet në instancën e tij. Është në dorën e tij të zgjedhë rregullat për këtë lloj videosh. Mund të vendosë:
"Është për të vënë duart në kokë dhe pa tru: po hidhni në qarkullim versionin 1 të PeerTube-it, ndërkohë që nuk përmban mjetet e domosdoshme për të administruar me efikasitet video të pretenduara nga mbajtës të drejtash, ose për të administruar me efikasitet çështjen e ngacmimit në internet që nga komentet, ose për të administruar me efikasitet monetarizim përmes reklamash, ose për (vendosni këtu qarjen tuaj ndaj PeerTube-it). S’kemi gjë në vijë! Ç’keni ndërmend të bëni për këtë?"' - Keni të drejtë. PeerTube 1.0 s’është mjeti i përsosur, përkundrazi. Dhe ne kurrë nuk premtuam se ky version 1.0 do të ishte mjeti që do të përfshinte krejt veçoritë që u përgjigjen krejt rasteve. - PeerTube 1.0 është arritja e premtimit që bëmë në tetor 2017 për ta kaluar PeerTube-in nga një version alpha (projekt personal dhe demonstrim i konceptit se një platformë e federuar videosh mund të funksiononte) te një version 1.0 në tetor 2018 (që nuk do të thotë "version përfundimtar", por "version i konsideruar i qëndrueshëm dhe i që mund t’u jepet njerëzve"). - Mos harroni që PeerTube ka vetëm një zhvillues (thuajse) me kohë të plotë dhe një numër shumë të vogël vullnetarësh të përfshirë fort. S’është produkt i zhvilluar nga ndonjë start-up me ekip të punësuar me kohë të plotë (programues, dizajn, UX, marketing, asistencë, etj.) dhe me mbështetje të fuqishme financiare. Është software i lirë Bashkësi, zhvillimi i të cilit do të vazhdojë për muaj dhe, shpresojmë, vite me radhë. - 'Jemi të ndërgjegjshëm për mangësitë e PeerTube 1.0, veçanërisht në fushën e mjeteve të moderimit (video, komente, etj.). Dhe synojmë të merremi me këto dobësi. ' - 'Kemi zgjedhura ta bëjmë sipas kësaj rruge: në njërën anë, në muajt e ardhshëm, do të merremi kryesisht me përmirësimin e këtyre mjeteve brenda vetë PeerTube-it (te baza e software-it). Në anën tjetër, paralelisht, do të përqendrojmë një masë të madhe të energjive të zhvillimit të PeerTube-it mbi integrimin e një sistemi shtojcash, të cilat mund të zhvillohen nga bashkësitë.' - 'Në fakt, nuk pretendojmë se kemi gati teorinë pas kësaj dhe dimë se si të administrohen në rrugën më të mirë secili prej mjeteve në përputhje me nevojat e secilit. Për shembull: lidhur me çështjen e kërkesave DMCA, rastet ndryshojnë sipas ligjshmërive gjeografike (ligji europian është i ndryshëm nga ai frëng, dhe ky i ndryshëm nga ligji kanadez, ky i fundiy i ndryshëm nga ai amerikan, etj.). Sa për mjetet për moderim komentesh, edhe këtu, s’hiqemi dot si ekspertë të çështjes, ngaqë thjesht s’është kështu.' - Duke u marrë si me bazën, ashtu edhe me krijimin e mundësisë për zhvillim shtojcash, besojmë se PeerTube-i, në perspektivë do të jetë në gjendje t’u përgjigjet shumë më mirë këtyre çështjeve dhe t’u lejojë bashkësive të ndryshme t’ua përshtatin PeerTube-in nevojave të tyre. - Po punojmë aq shpejt sa mundeni për ta përmirësuar PeerTube-in, por këtë po e bëjmë me burimet që kemi, që përkthehet shumë të kufizuara. - 'Ndërkohë, nëse si një përdorues jeni të mendimit se PeerTube 1.0 nuk plotëson hëpërhë nevojat tuaja, është e thjeshtë: mos e përdorni një herë për një herë :) (ju kujtojmë që nuk nxjerrim para nga zhvillimi i PeerTube-it dhe se, edhe pse kuptohet që shpresojmë të ketë sukses, mbijetesa e shoqatës tonë nuk varet nga kjo).' - Si një përgjegjës, nëse jeni i frikësuar nga kërkesa DMCA, te rregullimet ka një mundësi për kufizimin e hapjes së regjistrimeve ndaj personash që i njihni. Do jeni mandej në gjendje të rihapni regjistrim pa verifikim sapo këto mjete verifikimi të jenë integruar në platformë, ose t’i keni zhvilluar ju vetë. code: title: Si të kontribuoj te kodi i PeerTube-it? text: - Depoja Git për PeerTube-in gjendet këtu. - Mund të hapni një çështje, të ndihmoni në zgjidhjen e saj, madje edhe të zini të jepni ndihmesë duke zgjedhur problemet e lehta për ata që janë fillestarë. - Nëse doni të ndihmoni në rrugë tjetër, ose doni të kërkoni një veçori të re, ejani ta diskutojmë te forumi ynë i kontributeve. protocol: title: Pse përdor protokollin ActivityPub të federimeve PeerTube-i? Pse jo IPFS / d.tube / Steemit? text: - PeerTube-i përdor ActivityPub-in ngaqë ky protokoll federimi rekomandohet nga W3C dhe përdoret tashmë nga rrjeti shoqëror Mastodon. - IPFS-ja është teknologji e shkëlqyer, por duket ende shumë (shumë!) e re për trafik në shkallë të gjerë kartelash të mëdha. - Pas diskutimesh në forumin tonë, na duke se d.tube s’është i lirë apo me burim të hapët, ngaqë publikimi vetëm i kodit të përpiluar pengon lirinë e modifikimeve. - D.tube bazohet në Steem për "shpërblime", këtë kanë zgjedhur, por Steem është kritikuar gjerësisht si fort i centralizuar, dhe ngjall dyshime se ngjan me një sistem Ponzi. - PeerTube-i është i lirë, i decentralizuar, i shpërndarë, dhe nuk imponon ndonjë model shpërblimesh. Kjo është zgjidhja që kemi bërë, që mund të diskutohet, dhe të tjerë (bie fjala, d.tube) kanë bërë zgjedhje të tjera, që kanë përparësitë e tyre. Pra, ju mbetet ju të shihni se ç’ju përshtatet. hof: title: Tabela e nderit sponsors: Sponsorë donators: Kontribues Financiarë dev: Kontribues contrib: Kontribuoni te kodi